Barcelona e mbanë në punë trajnerin e Real Madrid

Futboll

Barcelona e mbanë në punë trajnerin e Real Madrid

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 08:58
Barcelona

Barcelona dhe Real Madrid nuk po kalojnë një moment të mirë në La Liga.

Dy skuadrat më të forta spanjolle kanë katër ndeshje që nuk kanë fituar në kampionat

Sipas Mundo Deportivo, Reali ishte në dyshime për ta mbajtur ose jo Lopeteguin pas disfatës ndaj Alaves të shtunën.

Mirëpo barazimi i Barcelonës kundër Valencias i ka zgjatur “jetën” ish-trajnerit të Spanjës.

Por fati i tij nuk do të jetë i “përjetshëm”. Ai ka para vetës dy sprova shumë të rëndësishme që kanë në dorë fatin e tij.

Real Madrid fillimisht do të luaj me Levanten me 20 tetor para El Clasicos një javë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat