Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:34
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve me 11 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të takohet me Maltën.

Duke marrë parasysh që interesimi është i madh, Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një njoftim rreth biletave për këtë ndeshje.

Federata e Futbollit e Kosovë

Image

s ka njoftuar opinionin se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Maltë, që do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të fillojë të hënën (sot) 8 tetor prej orës 17.00 dhe shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, në pikat e mëposhtme të shitjes.

Çmimet e biletave janë si vijon:

2 euro Veri/Jug
3 euro Lindje
5 euro Perëndim
10 euro Perëndim (pjesa qendrore)

Një person mund të blejë vetëm 5 bileta.
Për çdo fëmijë nevojitet bileta.
Secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejtë të qëndrojë në shkallë të stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat