Futbollisti e konfirmon interesimin e Manchester United

Futboll

Futbollisti e konfirmon interesimin e Manchester United

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:37
Mbrojtësi i Suedisë, Sndreas Granqvist

Mbrojtësi i Suedisë, Sndreas Granqvist është duke u kërkuar nga Manchester United.

Këto thashetheme janë publikuar javën e fundit në shtypin suedez, shkruan indeksonline.

Por këtë interesim të klubit anglez e ka konfirmuar edhe vetë kapiteni i Suedisë.

“Ka interes të vërtetë. Këtë herë ka një lajm të së vërtetës (për thashethemet e transferimit). Jam i nderuar që jam i lidhur me një klub të tillë të madh dhe nëse ka një ofertë konkrete në janar, atëherë klubi dhe unë do ta pranojmë këtë, por kjo nuk është aktualisht”, ka thënë 33 vjeçari.

Granqvist është pjesë e skuadrës suedeze Helsingborgs. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat