FFK: Ky sulm paraqet aktin më të shëmtuar

Futboll

FFK: Ky sulm paraqet aktin më të shëmtuar

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:52
Bylbyl Sokoli

Federata e Futbollit e Kosovës me kujdes ka mbledhur të gjitha informatat të sulmit ndaj prof. Bylbyl Sokolit aktualisht trajner i KF”Llapit” që ndodhi para banesës së tij, pas ndeshjes Prishtina – Llapi dhe me ashpërsinë më të madhe dënon dhe reagon ndaj atyre personave të pandërgjegjshëm.

Duke shprehur  keqardhje për prof. Sokolin, i cili është anëtar i FFK-së e që gëzon respekt nga të gjithë dhe që ka dhënë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, veçmas pas pavarësimit duke drejtuar shumë klube me shumë sukses, duke drejtuar edhe Kombëtaren A për një kohë, për FFK-n ky sulm paraqet aktin më të shëmtuar ndaj figurave më të dalluara në futboll duke e konsideruar edhe si tentim për prishjen e imazhit të futbollit dhe të shtetit të Kosovës. Sulmin ndaj prof. Bylbyl Sokolit, njeriut që një jetë të tërë ia kushtoi futbollit e konsideron se akt qyqarë të individëve që nuk ia duan të mirën as futbollit as shtetit të Kosovës. Së këndejmi, ju bëjmë thirrje organeve të rendit e në veçanti prokurorit të shtetit që është caktuar për të hetuar dhunën në futboll që të bëjnë çmos dhe këta njerëz të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. FFK-ja konsideron që jo vetëm, këtë sulm, por dhe dukuritë dhe tentimet tjera që kanë ndodhur kohëve të fundit të merr masa serioze që ta parandalohen këto akte të shëmtuara dhe pa pardon secili keqbërës të marrë dënimin e merituar. FFK-ja edhe njëherë u bën thirrje të gjithëve që të sillen në mënyrë korrekte para, gjatë dhe pas ndeshjes si dhe të paraqesin dhe të i izolojnë personat që sjellin dhunë dhe përpiqen që të dëmtojnë dhe të denigrojnë imazhin e futbollit e Kosovës. Karshi masave nga organet e shtetit edhe FFK-ja përmes mekanizmave të saj do të ndëshkojë këta individë të pandërgjegjshëm. FFK-ja shpreson dhe beson që sulmi ndaj prof. Bylbyl Sokolit të jetë i fundit në futbollin e Kosovës dhe në përgjithësi në sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat