Dragidella: Nuk u sulmua vetëm prof. Sokoli!

Futboll

Dragidella: Nuk u sulmua vetëm prof. Sokoli!

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:04
Dragidella: Nuk u sulmua vetëm prof. Sokoli!

Gjyqtari i futbollit Miftar Dragidella ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin fizik ndaj trajneri të Llapit nga Podujeva, prof. Bylbyl Sokoli. “Lajmi për sulmin fizik ndaj trajnerit të futbollit prof. Bylbyl Sokolit është lajm shumë i keq për futbollin e Kosovës. Sulmuesit nuk e sulmuan vetëm trajnerin Bylbyl Sokoli por sulmuan mbarë futbollin e Kosovës dhe ata (nëse janë të lidhur me ndonjë klub) duhet të marrin dënimin e merituar jo vetëm nga gjykata por edhe nga instancat e futbollit të Kosovës. Ndiej keqardhje për këtë sulm dhe solidarizohem me trajnerin Sokoli, që të qëndrojë pranë parimeve të tij të jetës e të punës si pedagog e si sportist kulminant”, shkruan Dragidella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat