Shënoi katër gola, por Mbappe nuk është i kënaqur: Duhej të realizoja më shumë

Futboll

Shënoi katër gola, por Mbappe nuk është i kënaqur: Duhej të realizoja më shumë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:39
Kylian Mbappe

Sulmuesi francez ka pasur një natë të jashtëzakonshme në sfidën me Lyonin.

Dueli mes Paris Saint-Germain dhe Lyon pritej të ishte i ngushtë si në lojë ashtu edhe në rezultat, por gjithçka kaloi pritshmëritë kur në skenë doli 19-vjeçari Kylian Mbappe.

Në harkun e 13 minutave Mbappe realizoi katër gola, për t’i dhuruar një fitore 5-0 skuadrës kampione të Francës.

Mirëpo talenti francez mendon se mund të kishte shënuar më shumë dhe synon të përmirësohet për të ardhmen.

“Shumë gjëra nga ky takim do t’i mbaj në mend për një kohë”, ka thënë ai.

“Është dashur të shënoja më shumë gola, pasi ky është një prej hapave që duhet të bëjë për të mbërritur në majat e futbollit”.

“Megjithatë gjithçka shkoi mirë. Kur sulmuesi krijon raste atëherë e di se gjërat janë në rrugë të mbarë”, ka theksuar ai.

PSG ka nëntë fitore në po kaq ndeshje të luajtura në Ligue 1 këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat