Ronaldo as në tokë as në qiell, tjetër akuzë për përdhunim!

Futboll

Ronaldo as në tokë as në qiell, tjetër akuzë për përdhunim!

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:18
Ronaldo as në tokë as në qiell, tjetër akuzë për përdhunim!

Cristiano Ronaldo thotë se gjithçka bëhet për të fituar lavdi në kurriz të tij, por në fakt tashmë akuzat ndaj tij po shtohen dhe çështja është bërë shumë serioze. Një tjetër femër ka rrëfyer dhe ka akuzuar yllin portugez për përdhunim, sipas Leslie Stovall, avokati i akuzueses së parë të Ronaldos, Kathryn Mayorga.  “Kam marrë një telefonatë nga një femër që pretendon se edhe ajo është përdhunuar nga Ronaldo”, tha Stovall për Daily Mail, ndërsa më vonë për The Sun ka zbuluar se edhe dy femra të tjera pretendojnë se janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht nga Ronaldo. 

Stovall refuzoi ta zbulonte emrin e femrës, por ai tha se do të flasë me policinë e Las Vegasit, që ka rihapur çështjen Mayorga, pas publikimit të historisë së saj javën e shkuar në Der Spiegel, ku Ronaldo akuzohej se në vitin 2009 detyroi Mayorga-n të kryente seks anal. Kjo e fundit shkoi në policinë e Las Vegasit një ditë më vonë, por nuk e zbuloi emrin e Ronaldos nga frika e famës dhe ndikimit të tij, ndërsa tha se policia nuk i ofroi ndihmë.   Mayorga arriti një marrëveshje me përfaqësuesit e Ronaldos për të mos e bërë publike historinë, në këmbim të 375,000 dollarëve, por sipas saj incidenti i shkaktoi traumë psikologjike dhe tashmë ka dalë hapur, duke akuzuar portugezin, për të kërkuar drejtësi, në një moment kur ka nisur një lëvizje e fuqishme e femrave që denoncojnë ngacmimet seksuale dhe përdhunimet. 

Ronaldo është akuzuar edhe në vitin 2005 për përdhunim, në një hotel në Londër, por çështja u mbyll për mungesë provash.  Ronaldo ka mohuar çdo akuzë dhe avokatët e tij kanë kërcënuar Der Spiegel me gjyq, ndërsa sulmuesi është lënë pushim nga kombëtarja e Portugalisë, edhe për faktin se tashmë duhet të mendojë të zgjidhë problemet ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat