Nëse largohet Lopetegui, Conte favorit për trajner të Realit

Futboll

Nëse largohet Lopetegui, Conte favorit për trajner të Realit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:52
Antonio Conte

Kampionët e Evropës nuk po kalojnë në periudhë aspak të mirë.

Real Madridi ka nisur të mendojë për opsionet që mund të zgjedhë në rast se e shkarkon Julen Lopeteguin.

Sipas gazetës AS, favorit për të zëvendësuar trajnerin aktual të “Los Blancos”, është Antonio Conte, i cili aktualisht është pa skuadër, pasi këtë verë u shkarkua nga Chelsea.

Megjithatë, madrilenët duhet që fillimisht të arrijnë një marrëveshje me Chelsean, pasi Conte është ende nën kontratë me klubin londinez.

Lopetegui është në qendër të kritikave në Spanjë, pas rezultateve të fundit zhgënjyese, ku Reali nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në katër ndeshjet e fundit.

Vendimtare për të ardhmen e ish-trajnerit të Spanjës, do të jetë El Clasico me Barcelonën që luhet në fund të muajit tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat