Buffon: Të luaj deri në moshën 50-vjeçare?

Futboll

Buffon: Të luaj deri në moshën 50-vjeçare?

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:01
Buffon: Të luaj deri në moshën 50-vjeçare?

Karriera e Gianluigi Buffon mund të zgjasë edhe 10 vite të tjera, duket diçka në kufijtë e të pabesueshmes por është vetë portieri 40-vjeçar që e deklaron diçka të tillë. Buffon po përjeton një rini të dytë te PSG dhe ndihet shumë i lumtur te kampionët e Francës. Kontrata që ka nënshkruar me klubin parisien është 1+1 por Buffon nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në një intervistë për mediat franceze e thotë me bindje këtë gjë: “Të luaj deri në moshën 50-vjeçare? Pse jo, kur isha 32 vjeç mendoja se do e lija futbollin 35 vjeç, kur arrita në atë moshë mendova ta lija 38 dhe kur shkova 38, thashë po e shtyj deri 40, por ja ku jam me të njëjtën dëshirë për të luajtur si në fillimet e mia”, shprehet Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat