Lionel Messi nominohet për Topin e Artë

Futboll

Lionel Messi nominohet për Topin e Artë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:53
Lionel Messi

Në listën e parë të publikuar pak minuta më parë bën pjesë sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris, sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo dhe sulmuesi 19 vjeçar i PSG, Kylian Mbappe.

Kjo ishte fillimisht lista e parë para se të shkojmë edhe me listën e dytë prej pesë lojtarëve e ku në të bën pjesë pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Pas tij është Luka Modric, mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, i cili u shpërblye nga FIFA si lojtari më i mirë, Neymar, sulmues i Brazilit dhe PSG’së, njëri prej talenteve më të mirë në botë në futboll, portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak një portier që bëri që Atletico Madrid të triumfoi në Europa Ligë vitin e kaluar dhe mesfushori i Manchester United, Paul Pogba që shkëlqeu me Francën por jo edhe me Manchester United ku ka probleme me trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat