Milan kërkon të rinovojë me mesfushorin, i ofron 3 milionë euro në sezon…

Futboll

Milan kërkon të rinovojë me mesfushorin, i ofron 3 milionë euro në sezon…

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:42
Milan

Të dielën pasdite, kundër Chievo Verona, në “San Siro”, Giacomo “Jack” Bonaventura, lindur në vitin 1989, shënoi golin e 31-të me fanellën e Milan në ndeshjen e 150-të me kuqezinjtë, pra një gol çdo pesë ndeshje, aq sa është edhe numri që mban mbi fanellë. Që kur ka ardhur Gattuso në krye të Milan, ai është golashënuesi më i mirë me 11 gola në total.

Megjithatë, kontrata e ish-futbollisti të Atalanta skadon pas rreth 16 muajsh dhe kësisoj në klubin e rrugës Aldo Rossi kanë nisur të punojnë përtej rinovimin deri në 30 qershor 2020.

Aktualisht, futbollisti i menaxhuar nga Raiola, merr 2 milionë euro në sezon, por për të firmosur deri në vitin 2022 pretendon të paktën 3.5 milionë, aq sa marrin Lucas Biglia dhe Tiémoué Bakayoko.

Milan i ka ofruar 3 milionë euro në vit dhe duke qenë se kërkesa dhe oferta janë kaq pranë, atëherë marrëveshja do të arrihet. Nëse çuditërisht diçka e tillë nuk ndodh, atëherë Roma dhe Juventus janë gati të ndërhyjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat