Kosova-Malta, fillon shitja e biletave në tregun e zi

Futboll

Kosova-Malta, fillon shitja e biletave në tregun e zi

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:25
Kosova-Malta, fillon shitja e biletave në tregun e zi

Nuk u desh të pritej shumë kohë dhe tregu i zi ka filluar të “lulëzojë”.

Vetëm disa orë pasi filloi shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Maltë, në tregun e zi ka filluar shitja e tyre, raporton Insporti

Kaosi i shkaktuar dhe skenat e turpshme që u panë dje në pikat e shitjes për ndeshjen me Maltën, bënë që të ndërhynte policia dhe ndihma e shpejtë, derisa shitja e biletave u ndërpre për të vazhduar sot.

Ashtu si dje, edhe sot qytetarët kanë “vërshuar” këto pika të shitjes në numër të madh, duke filluar radhët e gjata që në orët e hershme të mëngjesit.

Këto radhë të gjata dhe kaosi i shkaktuar kanë ardhur edhe si rezultat i personave të cilët blejnë bileta në numër të madh, për të përfituar më pas nga shitja e tyre në tregun e zi, për çmim shumë më të lartë.

Në faqen merrjep tashmë ka filluar edhe shitja e këtyre biletave, çmimet e të cilave sillen nga 20 deri në 25 euro.

Çmimet e biletave në tregun e zi sillen nga 20 euro për tribunën në jug, dhe 25 euro për atë në lindje.

Kurse, çmimi real për tribunat në veri dhe jug është 2 euro, ndërkaq një biletë në tribunën e lindjes kushton 3 euro.

FFK për ndeshjet e muajit tetor mori vendim që një person për këto ndeshje mund të blejë më së shumti 5 bileta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat