Shqipëria gati për Jordaninë - Bota Sot
Shqipëria gati për Jordaninë

Futboll

Shqipëria gati për Jordaninë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:45
Shqipëria gati për Jordaninë

Stërvitja e fundit para testit me Jordaninë. Edhe këtë herë Panucci ka preferuar të mos zhvillojë seancën tradicionale 24 orë para ndeshjes në stadiumin ku luhet sfida. Përgatitjet e fundit u zhvilluan në kompleksin “Tropikal”, ku është akomoduar kombëtarja. Një seancë pa shumë ngarkesë, duke patur parasysh faktin se futbollistët vijnë pas impenjimeve në fundjavë me skuadrat respektive.

Theksi në dy seancat e vetme është vënë në përgatitjen tekniko-taktike. Biseda e trajnerit me futbollistët para nisjes së stërvitjes ka zgjatur shumë pak. 40 minutat sqaruese në seancën e parë kanë mjaftuar që gjërat të jenë të qarta për të gjithë kuqezinjtë. Kërkohet impenjim maksimal. Lajmi i mirë është se grupi është i plotë, asnjë problem nga infermieria. Alban Hoxha, që ishte i impenjuar me Partizanin në ndeshjen ndaj Kukësit ishte i fundit që iu bashkua grupit.

Miqësorja me Jordaninë mbetet testi i vërtetë para përballjes të dielën me Izraelin në Beer Sheva, që do të përcaktojë shumë sa u përket mundësinë të kombëtares për ta mbyllur në vendin e parë në grup. Çka do t’i jepte mundësinë për të tentuar kualifikimin direkt në Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat