Shevchenko thur elozhe për Higuainin

Futboll

Shevchenko thur elozhe për Higuainin

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:46
Shevchenko thur elozhe për Higuainin

Andry Shevchenko është rikthyer të flasë për ish-skuadrën e tij, Milan ku shkëlqeu si futbollist. Ukrainasi beson se Higuain do ta ndihmojë shumë skuadrën dhe sa i përket derbit, ai mendon se do të jetë një ndeshje e madhe.
“Është e drejtë që të ndërtohet skuadra duke menduar për të ardhmen dhe duke afruar sa më shumë të rinj, por Gonzalo është në kulmin e karrierës dhe nuk do të reshtë së shënuari. 
Një futbollist i mësuar me Serie A. Interi? Ka nisur mjaft keq, por pak nga pak rezultatet janë duke ardhur. Spalletti është një trajner solid dhe Interi ka futbollistë cilësorë, jo vetëm Icardi, një sulmues i madh dhe që është kapiten, lider, njeri kyç për të motivuar shokët”, tha Shevchenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat