Topin e Artë duhet ta fitojë një francez

Futboll

Topin e Artë duhet ta fitojë një francez

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:49
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është ndër 30 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, falë vitit të madh në aspektin profesional, që ka kaluar me Atletico Madrid dhe Francën në Kupën e Botës.

Sulmuesi u intervistua nga “France Football”, revista sportive e njohur franceze, ku foli për Kupën e Botës, shokët e tij dhe pritshmëritë në vazhdim.

“Për mua, ‘Topi i Artë’ është një ëndërr. Historikisht, është trofeu individual më i mirë. Fitues janë yjet, ka vetëm shembuj model në mesin e fituesve. Do të ishte një ëndërr për t’u bërë shembull për të tjerët.

Ne u shpallëm kampionë të Botës, jemi pjesë e Kombëtares më të mirë në glob. Prandaj, në këtë ekip më të mirë në Botë, duhet të jetë edhe lojtari më i mirë në Botë, apo jo? Pastaj, janë votat, mendimet, gjykimet e ndryshme, ato që vendosin. Por, unë mendoj se ‘Topin e Artë’ duhet ta fitojë një francez”, deklaroi Griezman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat