Suarez në dyshim për El Clasico

Futboll

Suarez në dyshim për El Clasico

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:16
Suarez

Probleme të reja në skuadrën e Barcelonës.

Te Barcelona janë të shqetësuar për gjendjen fizike të Luis Suarez, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ecuria e fazës riaftësuese do të përcaktojë edhe datën e saktë të rikthimit të futbollistit nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.

Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Sevillan, por me shumë mundësi edhe në El Clasicon e 28 tetorit përballë Real Madridit./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat