Vidal bën hap pas

Futboll

Vidal bën hap pas

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:51
Vidal bën hap pas

Arturo Vidal ka bërë një hap pas duke mohuar ato që kishte postuar në rrjetin e tij social. E gjitha kishte të bënte me minutat e pakta të aktivizimit të tij, ku ai postoi në “Instagram” një shprehje. “Me Judat nuk luftohet, e varin vetë veten e tyre”, shkruante kiliani. Ai sqaroi se nuk ka asnjë problem me drejtuesit e klubit.

“ Kur kam një problem, shkoj te trajneri dhe flas drejtpërdrejët me të. Mendoj se njerëzit i morën meszhet në mënyrë të gabuar. Ajo që thashë nuk kishte të bënte me sportin, prandaj e fshiva. Edhe gjërat personale apo shakatë mund të vendosen në rrjetet sociale. Nuk kam asgjë me asnjë në Barcelonë. Unë kam luftuar gjithmonë për të qenë tek ekipet më të mira në botë dhe dëshiroj të fitoj edhe te Barcelona. Jam mirë fizikisht, është e qartë që kam qenë pak i mërzitur, por kështu është.”, u shpreh Vidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat