Çka po ndodhë me skuadrën e futbollit Vushtrria?

Futboll

Çka po ndodhë me skuadrën e futbollit Vushtrria?

Nga: Ilijaz Spahiu Më: 9 tetor 2018 Në ora: 17:20
Ilijaz Spahiu

Debate

Pas mossuksesit të skuadrës sime të zemrës në balotazh për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll, drejtuesit e klubit (skuadrës) për sezonin e ri kampional 2018 -2019 u mobilizuan si asnjëherë më parë, duke investuar në sjelljen e kuadrove si vendore dhe nga Shqipëria. Me qellim që skuadra e Vushtrrisë në këtë sezon kampionale të jetë e përgatitur dhe pretendente kryesore e fitimit të kampionatit dhe inkuadrimi i klubit apo (skuadrës) pa balotazh në Superligën e Kosovës, aty ku e ka edhe vendin dhe e meriton të jetë sipas traditës të Qytetit dhe qytetarëve dhe adhuruesve më të mëdhenj të futbollit në Kosovë!

Kryesia dhe Kryetari i klubit Naser Imeri ju përveshën punës profesionale, sjelljen e kuadrove të reja me zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv të klubit, ky pastaj ne emërimin e trajnerit të ri, të preferuar nga drejtori i posaemëruar sjell trajnerin nga Shqipëria, një trajner që dikur ishte në KF Flamurtari të Prishtinës dhe të do skuadra veriore të Shqipërisë, të kategorisë së dytë! Sipas angazhimit dhe mobilizimit të kryesisë në ripërtirjen e klubit me drejtues të rinj dhe të skuadrës me futbollist potencial të duhur, cilësia te shtabit teknik, gjithnjë në investime dhe organizim të lartë, në drejtim që të arrihen rezultatet të duhura drejt rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës.

Mirëpo, jashtë investimeve të mëdha të realizuara nga drejtuesit e klubit në fillim të kampionatit, duke kaluar ndeshja në ndeshje skuadra e FC Vushtrria mbetet mbrapa me rezultate dhe krahasuar me vitin e kaluar dhe me përfonmancë të lojës e cila me thënë të drejtën, është jo edhe aq në kontinuitet të organizimit dhe natyrës bindëse në prezantim dhe arritjes të rezultateve!  

Edhe pse shumë u investua në skuadër dhe në shtabin teknik dhe botërisht u pretendua konkurrencë e fortë ndaj skuadrave të tjera të ligës së parë, të fitohet kampionati dhe skuadra jo më shumë vështirësi të inkuadrohet në Superligën e Kosovës, duke shkuar ndeshje në ndeshje dhe duke aluduar që në fillim duhet të jetë i furishëm, me paraqitjen e skuadrës dhe arritja e rezultateve, kjo fatkeqësisht nuk ndodhi dhe jo që s’kemi rezultat por as paraqitje të mirë në organizimin e lojës së skuadrës, duke aluduar edhe disa ndeshje si vendas sidomos ndeshjes së fundit kundër një skuadre modeste si Istogu, me këtë ritëm të rezultateve vështirë të arrihet objektivi për rikthim në elitë.

Prandaj kërkohet me urgjencë që kryesia të reflektoi dhe ti identifikoj shkaktarët e mungesës së rezultateve dhe sjelljen e klubit në një situatë të vështirë të humbjes të motivit dhe prishjen e atmosferës në skuadër dhe simpatizuesve të flaket të ‘Forcës’. Shpresoj që kryesia e kryetari i nderuar Naser Imeri do të ndërmarrë masa në evitimin e kësaj situate dhe ngecje të rezultateve të skuadra dhe të ndërmarrë hapa me urgjencë në të mirë të skuadrës dhe të tifozerisë ‘Forca’ e qytetarëve të Vushtrrisë, të cilët jetojnë me futboll.

Autori është ish portier dhe gjyqtar, adhurues i flaktë i skuadrës së zemrës FC Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat