Edhe Manchester kontakton me Marottan

Futboll

Edhe Manchester kontakton me Marottan

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:50
Beppe Marotta

Manchester United janë klubi i fundit që kanë kontaktuar me ish CEON e Juventusit, Beppe Marotta pas Interit dhe Arsenalit

Sipas gazetës The Independent, Manchester united e ka telefonuar Marottan për të parë se çfarë planesh ka për të ardhmen

Klubi i Premier Ligës janë duke planifikuar që të shtojnë edhe një shef cnë stafin e tyre, një drejtor për futbollin, që do të merrte disa përgjegjësi nga menaxheri, Jose Mourinho.

Inter janë favorit për ta marrë Marottan, përderisa raportohet mqë po ashtu janë në negociata me ish shefin e Sampdorias.

Marotta kishte periudhën më të mirë në histori të Juventusit, duke e dërguar atë nga mesi i tabelës për ta fituar për shtatë vite rresht titullin në Serie A.

Pavarësisht, Marotta u largua pasi që mandati i tij nuk u vazhdua nga presidenti Andrea Agnelli, pa ditë pasi që ai e fitojë çmimin si “Shefi më i mirë” në Samitin Botëror të Futbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat