Neymar, nga hija në hije

Futboll

Neymar, nga hija në hije

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:18
Neymar, Messi dhe Mbappe

Gjërat për Neymarin nuk janë duke shkuar siç ai ka planifikuar.

Ylli brazilian verën e kaluar u largua nga Barcelona për të hequr qafe hijen e Lionel Messin, për të ndriçuar me dritën e tij, por tani ai në Paris është eklipsuar nga një tjetër fenomen, dhe ai është Kylian Mbappe.

25 vjeçari me këmishën e Barcelonës në katër sezone ka fituar të gjithë troftë e mundshëm, duke fituar dy tituj të La Ligas, tre tituj të Kupës, një Ligë të Kampionëve, dy Superkupa të Spanjës dhe një Superkupë të Evropës.

Pavarësisht këtyre sukseseve, ai kurrë nuk arriti të tejkalonte Lionel Messin, edhe pse shihej si pasues i tij te Barcelona.

Në një situatë të tillë, Neymar vendosi të largohej nga Barcelona, duke iu bashkuar PSG-së për shumë rekorde 222 milionë euro, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Këtë shifër ka filluar ta lë në hije talenti Kylian Mbappe, i cili pati rol të madh në suksesin e Francës në Kupën e Botës, ku fituan titullin e dytë botëror.

Forma e Kupës së Botës e ka përcjell Mbappen edhe në elitën e futbollit francez, gjë që u dëshmua në fitoren 5:0 të PSG-së ndaj Lyonit, ku shënoi katër gola për 13 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat