Kroacia bën nxehje për Anglinë me fitoren 15-1

Futboll

Kroacia bën nxehje për Anglinë me fitoren 15-1

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:02
Andrej Kramaric

Kroacia është nxehur mirë në prag të ndeshjes me Anglinë duke mposhtur ekipin e kategorisë së tretë Bjelovar me rezultatin 15-1, me Andrej Kramaric që ka shënuar pesë gola.

Në një ndeshje të zhvilluar në nder të 110 vjetorit të klubit më të vjetër kroat, yjet e Barcelona-s Ivan Rakitic dhe Mateo Kovacic i Chelsea-t ishin ndër lojtarët që zbritën në fushë për finalistët e Kupës së Botës.

Por ishte Kramaric ai që shfrytëzoi mundësinë e tij duke impresionuar trajnerin Dalic në prag të ndeshjes me Anglinë të premten, duke shënuar katër gola në pjesën e parë dhe një pas pushimit.

Rakitic gjithashtu ishte në listën e golashënuesve me Ante Rebic, Pasalic dhe Jedvaj që gjithashtu shënuan ndërsa Marko Livaja shënoi një tripletë.

Pasi u fut në fushë, edhe Perisic shënoi një dopietë, Bjelovar arriti të shënonte golin e nderit kur Mamic goditi Kroacinë në fund të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat