Jo vetëm United, edhe Bayern në “luftë” për Zidane

Futboll

Jo vetëm United, edhe Bayern në “luftë” për Zidane

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:07
Zidane

Bayern Munchen mund të jetë kundërshtari i Manchester United nëse do të shkarkojnë nga detyra trajnerin Niko Kovac, i cili e ka nisur keq sezonin me bavarezët.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë renditen në vendin e gjashtë të Bundesligës dhe Kovac është nën presion të madh.

Por, sipas RMC Sport, Bayern Munchen po mendon edhe për Laurent Blanc dhe Arsene Wenger pëer zëvendësimin e Kovacit.

Zidane është aktualisht pa punë, pasi vendosi në mënyrë të habitshme që të largohej nga Reali pas 3 Champions radhazi të fituara me skuadrën madrilene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat