Bushi përpara Spanjës

Futboll

Bushi përpara Spanjës

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:18
Bushi përpara Spanjës

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalur në konferencë përpara ndeshjes së ditën së nesërme kundër Spanjës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Ai e inkurajon skuadrën të jap maksimumin, sidomos në mbrojtje.

“Të gjithë me Spanjën nuk luajnë si zakonisht, por më të tërhequr. Atje nuk dolëm shumë herë para, punuam mirë dhe prap pësuam 3 gola. Në fushën tonë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Spanja të godet rëndë. Shpresojmë për një rezultat pozitiv.
Kujtojmë se Irlanda e mundi dhe ne nuk kishim shumë diferenca me ta. Në ekip kemi 6 mbrojtësi dhe pas dëmtimit të Hakajt morëm Tolin. Ky i fundit do të luajë në të majtë pasi nuk kemi zgjedhje të tjera. Duhet të mbrojmë të gjithë, edhe sulmuesi. Kështu do të kemi mundësira për kundërsulme. ”

Ai gjithashtu foli edhe për futbollistët me pak minuta në këmbë, që nuk kanë luajtur rregullisht me klubet e tyre.

“Kemi lojtarë me pak minuta, por kur jep zemër, ndonjehërë nuk janë të rëndësishme minutat. Pothuajse kështu kemi luajtur gjatë gjithë sezonit, Tafa e Maloku kanë luajtur pak,por kanë bërë mirë. Mosaktivizimi nuk është vetëm problemi ynë, por edhe i kombëtares A. Gjatë gjithë sezonit kemi pasur skuadrën e edicionit tjetër. Do të vijnë shumë pak për tu bashkuar, ndaj jam i kënaqur nga grupu, pasi nuk do të na duhet shumë punë” , u shpreh Bushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat