Hazard ende shpreson në transferimin tek Real Madridi

Futboll

Hazard ende shpreson në transferimin tek Real Madridi

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:39
Eden Hazard

Eden Hazard ka qenë për një kohë të gjatë i hapur për të luajtur për Real Madridin. Një gjë të tillë e ka thënë edhe këtë javë.

Ai ka përsëritur se Bernabeu do të ishte vendi i tij i preferuar nëse ai do të kishte mundësi të zgjidhte, shkruan Marca.

Verën e kaluar Hazard ishte pjesë e diskutimit mes Realit dhe Chelseas por që u ndërpre pa ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, belgu nuk po heq dorë sepse mendon se një shans i tillë do t’i vijë dhe se e pret këtë moment.

Një element shumë i rëndësishëm në këtë aspekt është përfundimi i kontratës së Hazard me Chelsean e cila përfundon më 2020. Atij i është ofruar vazhdim i kontratës por e ka refuzuar një gjë të tillë.

Për këtë, ekipi londinez duhet ta shesë patjetër sulmuesin verën e ardhshme nëse dëshiron që mos ta lejojë atë të largohet si transfer i lirë.

Por Hazard nuk dëshiron t’i bëjë presion londinezëve. Ai e di që Real Madridi e dëshiron atë në klub dhe do të kërkojë përsëri t’i sigurojë shërbimet e tij.

Përveç Realit, ka edhe shumë ekipe tjera evropiane që kanë bërë oferta për belgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat