Shaqiri tregon për raportet me trajnerin

Futboll

Shaqiri tregon për raportet me trajnerin

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:00
Shaqiri për raportet me trajnerin

Ylli nga Kosova Xherdan Shaqiri përgatitet për sfidat e kombëtares së Zvicrës, e cila do të ballafaqohet me Belgjikën dhe Islandën, në kuadër të grupit 2 të Ligës së Kombeve në futboll. Të dyja takimet i luajnë jashtë dhe në orën 20.45. Zviceranët pretendojnë të kthehen të pamposhtur nga të dyja sfidat shumë të vështira, sidomos nga Brukseli ndaj Belgjikës.  Shaqiri foli në një intervistë për ‘Blick’ në ditëlindjen e tij të 27-tën, ku iu përgjigj një mori pyetjesh rreth jetës me Liverpoolin. Në fakt, Shaqiri do ta bëjë paraqitjen e 76-të për Zvicrën në ndeshje ndaj Belgjikës të premten, tha se i pëlqen të punojë me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe beson se është afër ta fitojë vendin e titullarit. Ai i ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar deri tani këtë sezon dhe u zëvendësua pas pushimit mes pjesëve në fitoren 3:0 ndaj Southamptonit muajin e kaluar për arsyeje taktike, pasi Klopp kërkonte më shumë kontroll në mesfushë. “Kam marrëdhënie shumë të mira më Kloppin. Është argëtim të punosh më të. Mendoj se jam relativisht afër të futem në formacionin e parë. Shumë afër”, tha Shaqiri. “Natyrisht se është ndryshe që si lojtar të kesh liri të tillë, si numër 10. Trajneri më jep liri dhe unë përpiqem ta shfrytëzoj atë sa të mundem në mënyrë që ta ndihmoj skuadrën, me pasime vendimtare apo goditje”, ka thënë Shaqa. Sa i përket përballjes së të premtes, Shaqa ka thënë se është ndeshje e vështirë me Belgjikën. “E gjithë skuadra është e fortë. Ata kanë një brez të fuqishëm. Lojtarë të rinj, të cilët janë shumë të talentuar dhe duke luajtur në ekipe të klasit botëror. Ky do të jetë një test shumë i mirë për ne”, tha ai. Zvicra  e ka filluar mirë Ligën e Kombeve, e cila e kishte mundur me rezultat bindës 6:0 Islandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat