Klubi i futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës nga dita e djeshme zyrtarisht drejtohet nga trajneri Nikolla Ilievski – Xhixhi. Këtë e bëri publike drejtori sportiv i KF Renova, Lirim Saiti “Me kënaqësi njoftoi opinionin e futbollit se nga dita e djeshme ekipi ynë do të drejtohet nga Nikolla Ilievski - Xhixhi” tha Saiti. Ndryshe trajneri i ri në pankinën e Renovës vjen pas dorëheqjes së Jeton Beqirit pas ndeshjes së javës së gjashtë kur Renova pësoi nga Bellasica me rezultat 0:2 në stadiumin e qytetit në Tetovë. 64- vjeçari deri më tani ka drejtuar disa ekipe nga vendi dhe jashtë, ndërsa ka drejtuar edhe reprezentacionin e Maqedonisë. Renova pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit pozicionohet e katërta me 11 pikë të mbledhura.