Skandal kurdisjesh

Futboll

Skandal kurdisjesh

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:09
Ivan Leko

Shpërthen çështja “Calciopoli” në Belgjikë. Ku të inkriminuar janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege. Me pak fjalë indiciet për trukimin e ndeshjeve janë reale, me prokurorinë që ka nisur menjëherë hetimet për kurdisje, korruspion dhe riciklim parash.

Sipas burimeve belge është arrestuar një prej figurave të rëndësishme të futbollit vendas sic përkon të jetë trajneri kroat i Brugge Ivan Leko, i cili është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij. Duke konfirmuar kështu aludimet paraprake të mediave. Mbi këtë rast është prononcuar edhe presidenti i klubit Bart Verhaeghe, i cili deklaron se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se e vërteta do të dalë duke ndarë të pafajshmit nga të fajshmit. Operacioni i quajtur. Duar të pastra sheh tashmë të arrestuar edhe agjentët Dejan Velkoviq dhe Mogi Bayat. Federata Belge e Futbollit ka dalë më një komunikatë për shtyp ku ndër të tjera thuhet se çeshtja është mjaft shqetësuese dhe dëmtuese për imazhin ndërkombëtar të futbollit belg. Jemi në pritje të përfundimeve me të cilat do të dalin organet kompetente,përfundon komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat