Livoreka nuk pajtohet me maqedonin, jep dorëheqje!

Futboll

Livoreka nuk pajtohet me maqedonin, jep dorëheqje!

Nga: K. Goca Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:06
Livoreka nuk pajtohet me maqedonin, jep dorëheqje!

Bashkim Livoreka jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e ndihmëstrajnerit në përfaqësuesen e Maqedonisë U-21 në futboll. Livoreka ka treguar arsyet me pak fjalë të dorëheqjes së tij. “Ndjej përgjegjësinë për t'ju njoftuar se për shkak të mospajtimit me vendimet e seleksionuesit të reprezentacionit të shpresave të vendit Dobrinko Ilievski, unë dorëhiqem nga pozita e ndihmës seleksionuesit”, ka bërë të ditur Livoreka. Pak kush kishte pritur dorëheqjen, por Livoreka ka parimet e tija dhe vendosi që mos të jetë pjesë e përfaqësueses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat