Leroy Sane ndihet i motivuar pas përjashtimit nga skuadra gjermane e Botërorit dhe nga kritikat e Toni Kroos ndaj tij.
Sane bëri një sezon të shkëlqyer përpara Botërorit por disa paraqitje të dobëta me kombëtaren detyruan trajnerin Joachim Low ta largojë nga skuadra. Pastaj erdhi kritika e Kroos në shtator, i cili tha se atij nuk i intereson nëse Gjermania fiton apo humbet.
“Nëse luaj keq, nuk është se nuk më intereson,” shprehet Sane për gazetarët. “Gjithmonë dua të fitoj ndeshjet tona.
“Është OK nëse njerëzve u duket ndryshe. Gjithashtu më pëlqen kur kritikat adresohen personalisht. Do të mundohem ta ndryshoj këtë aspekt.
“Nuk kam probleme me kritikat. Patjetër që u zhgënjeva me përjashtimin nga Botërori, por kjo gjë më motivoi më shumë, tani dua t’i tregoj të gjithëve se sa vlej.
“Gjithmonë mundohem të shijoj ndeshjet në fushë dhe në muajt e fundit kam mësuar shumë.”