“Metamorfoza” e Mourinho, zeshkani simpatik që po bëhet një plak thinjosh…E.Lubani

Futboll

“Metamorfoza” e Mourinho, zeshkani simpatik që po bëhet një plak thinjosh…E.Lubani

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:31
Jose Mourinho

Nga një 41-vjeçar me besim të madh te vetja në hapat e parë si trajner i niveleve të larta, Jose Mourinho ka bërë një rrugë të gjatë, që kur 14 vjet më parë mori drejtimin e Chelsea. Nga Anglia, në Itali, në Spanjë dhe në Angli sërish, portugezi ka marrë drejtimin e katër klubeve të ndryshme gjatë kësaj kohe, duke fituar gjashtë tituj.

Asnjë titull, kjo duhet thënë, nuk ka ardhur në gjashtë vitet e fundit dhe tani ka ardhur koha që ai nuk mund të konsiderohet si ai kingu që bën për vete të gjitha gratë shtëpiake.

Nga burri që dikur u bë i famshëm për deklaratën e Sër Alex Ferguson “është njeri i pashëm”, Mourinho duket se është bërë një hije e vetvetes dhe tani duket se nuk ka fuqinë ta kthejë Manchester United në elitën e futbollit anglez dhe europian.

Gjithçka nisi mirë për Mourinho. Në vitin 2004, kur mbërriti në “Stamford Bridge” kishte vetëm disa thinja dhe mund të konsiderohej një brun latin, shumë i ngjashëm me George Clooney, ndërsa tani është shndërrua ditë pas dite, vit pas viti në një thinjosh, gjithmonë e më shumë i plakur.

Mourinho duket i lodhur, aq sa në “Lowry Hotel” shihet gjithmonë e më shumë në vështirësi duke mbajtur valixhet dhe po kërkon ndihmën e personelit. Por do të ishte gabim nëse të gjithë fajin do t’ia vinim klubit të Manchester United.

Mourinho u pa për herë të parë me thinja kur u largua nga “Stamford Bridge” në vitin 2007, me Inter që ishte destinacioni i radhës. Në “San Siro”, portugezi fitoi dy herë kampionatin dhe Champions League, përpara se të shkonte në “Santiago Bernabeu”.

Ndoshta presioni i 81 mijë tifozëve të Real Madrid në çdo javë, e rriti dukshëm presionin ndaj një njeriu që nuk mund ta përballojë i vetëm dhe në çdo mbledhje me drejtuesit këta të fundit kërkonin trofe për klubin që ta vështirëson jetën nëse nuk ia del.

Për këtë arsye apo jo, Mourinho u nisi të konsiderohej si thinjosh deri në vitin 2013 kur u largua nga Madridi për të shkuar te Chelsea. Në “Stamford Bridge”, ai u kthye me flokët e qethur thuajse zero, por ky grija dallohej më shumë se e zeza.

Në momentit që flokët u rritën, logjikët, flokët e zi nuk u kthyen më kurrë për ish-“Special One”. Në periudhën e dytë me Chelsea nuk pati trofe dhe në vitin 2016 shkoi në veri, në “Old Trafford”. Ai kishte si synim të ishte pasardhësi i Ferguson, ai që synonte të mposhte me çdo kusht në përvojën e parë me Chelsea.

Por ky është një ekip tjetër, që e ka pasur shumë të vështirë bashkëjetesën me peshën e rëndë të së kaluarës. Mourinho, në vitin e tretë me United, nuk ka marrë kurrë shtëpi të tijën, por vazhdon të jetojë në suitën e hotelit “Lowry”, nga më të mirët në planet.

Që kur ka shkuar te Manchester, Mourinho ka fituar tre trofe: Kupën e Ligës, Superkupën e Anglisë dhe Europa League. Megjithatë këta nuk janë trofetë që tifozët duan. Nuk ka pasur asnjë titull kampion dhe asnjë trofe të Champions League, asnjë shenjë të ditëve të lavdishme.

Në javët e fundit, kur gjërat në fushën e lojës kanë shkuar si nuk e mendonte, Mourinho ka qenë i nevrikosur. Kjo duket edhe nga fakti që natyra po bën punën e saj dhe zeshkani simpatik i mes viteve 2000 është kthyer në një plak thinjosh…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat