Farrugia: Kosova nuk do ta ketë lehtë

Futboll

Farrugia: Kosova nuk do ta ketë lehtë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:03
Farrugia: Kosova nuk do ta ketë lehtë

Përzgjedhësi i Kombëtare së Maltës, Ray Farrugia në konferencë për medie ka folur për ndeshjen me Kosovën dhe ka lartësuar futbollistët e Kombëtares sonë, por njëkohësisht ka thënë se Kosova nuk do ta ketë të lehtë dhe se ne këtu kemi ardhur për fitore. Sikur Kosova ashtu edhe ne kemi prurje të reja dhe jemi përmirësuar dukshëm.

Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha dhe unë besoj se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-Kombëtare, ka theksuar Farrugia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat