Shkarkimi në heshtje! KF Llapi asnjë sqarim zyrtar për Sokolin

Futboll

Shkarkimi në heshtje! KF Llapi asnjë sqarim zyrtar për Sokolin

Nga: K. Goca Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:16
Shkarkimi në heshtje! KF Llapi asnjë sqarim zyrtar për Sokolin

As në faqen e klubit as në profilin e facebokut zyrtar të Llapit nga Podujeva nuk ka asnjë sqarim në lidhje me prof. Bylbyl Sokoli. Shkarkimi në heshtje! Asnjë njoftim zyrtar edhe pse pritet në çdo moment llapjanët të japin versionin e tyre.

Në fakt, kush do ta jap deklaratën zyrtare nga llapjanët, kryetari i klubit apo drejtori sportiv, gjithçka do të shihet ose do të dalin si grup, si një zë për shkarkimin e Sokolit. Dje në orën rreth 19.00 Sokoli bëri të ditur shkurt se është njoftuar nga ndihmëstrajneri Fadil Ademi për shkarkimin, ashtu futbollistëve iu ka thënë drejtori sportiv Tahir Batatina.

Është e çuditshme pse heshtin llapjanët dhe nuk japin asgjë me shkrim, të paktën të dihet arsyeja e shkarkimit të Sokolit. Prof. Sokoli të shtunën e kaluar u sulmua fizikisht nga persona të panjohur, ndërsa të mërkurën mbrëma merr një informatë se është shkarkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat