KF Llapi del me vendim zyrtar për Sokolin

Futboll

KF Llapi del me vendim zyrtar për Sokolin

Nga: K. G. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:59
KF Llapi del me vendim zyrtar për Sokolin

Skuadra me renome Llapi nga Podujeva më në fund del me vendim zyrtar për prof. Bylbyl Sokoli. “KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyeja kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falënderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit”, bëhet e ditur nga Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat