Biletat në tregun e zi po shkojnë “flakë”, rritet çmimi i tyre - Bota Sot
Biletat në tregun e zi po shkojnë “flakë”, rritet çmimi i tyre

Futboll

Biletat në tregun e zi po shkojnë “flakë”, rritet çmimi i tyre

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:25
Biletat në tregun e zi po shkojnë “flakë”, rritet çmimi i tyre

Një ditë pas shitjes së biletave në të gjitha pikat e caktuara nga FFK-ja për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Maltës, ato përfunduan në tregun e zi.

Të mërkurën dhe të enjten, kishte filluar shitja e këtyre biletave për 20 euro, ndërsa sot çmimi i tyre është rritur dukshëm dhe biletat e njëjta po shiten deri në 40 euro, raporton Insporti.

Biletat për ndeshjen me Maltën kishin filluar të shiten të hënën në orën 17:00, mirëpo qytetarët kishin filluar të grumbulloheshin para pikave të shitjes më shumë se një orë para se të fillojë shitja.

Madje, kishte eskaluar edhe situata dhe policia ishte detyruar të ndërhynte me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët.

Edhe të martën ishin formuar linja të gjata të njerëzve në pritje para dyqaneve të IPKO-s qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Për shkak të interesimit tejet të madh, biletat ishin shitur brenda pak orëve, të cilat më vonë përfunduan në tregun e zi dhe sot, pak orë para ndeshjes, ato po shiten me çmime marramendëse.

Biletat e 2, 3 dhe 5 euro, shiten nga 20 deri në 40 euro.

Për këtë reagoi mbrëmë edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani.

“Nuk është në rregull çfarë po ndodh, Vokrri nuk e meriton këtë, nuk e meriton as populli i Kosovës. As lojtarët s’kanë bileta (për familjarët), organizimi i shitjes së tyre (biletave) duhet të ndryshojë”, tha kapiteni.

Kosova do të përballet sonte me Maltën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për grupin e tretë të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve, ku prin Kosova me 4 pikë, një më shumë se kundërshtari i së dielës, Ishujt Faroe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera