Pas kritikave të Ballack ndaj Low, reagon Toni Kroos - Bota Sot
Pas kritikave të Ballack ndaj Low, reagon Toni Kroos

Futboll

Pas kritikave të Ballack ndaj Low, reagon Toni Kroos

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:32
Toni Kroos

Rezultatet jo të mira të Gjermanisë në Kampionatin Botëror, por edhe situata jo e mirë në kampin e “panzerëve” kanë nxitur legjendën e futbollit gjerman të kërkojë shkarkimin e Joachim Low.

Njësoj sikur Ballack nuk mendon edhe lojtari i Real Madrid, Toni Kroos.

Mesfushori i Gjermanisë mendon se trajneri meriton edhe një shanc, që ta tregoj vetën në këtë situatë të vështirë.

“Disa mendojnë se duhet tërhequr në momentet më të vështira e disa në ato të mirat. Mendoj se Joachim është duke bërë punë të mirë dhe mund t’ia dal ta bëjë kthesën e madhe. Nuk dua ti komentoj të gjitha, mirëpo besoj se ai e meriton edhe një mundësi që ta tregoj vetën në këtë situatë të keqe. Ai gjithnjë e ka ngritur cilësinë e ekipit qysh nga viti 2010” ka thënë Kroos.

Kujtojmë se Toni Kroos është i pa zëvendësueshëm në skemat e gjermanit Low.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera