PSG-ja i shpall luftë Barcelonës, shkak bëhet mesfushori

Futboll

PSG-ja i shpall luftë Barcelonës, shkak bëhet mesfushori

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:12
Adrien Rabiot

PSG i ka shpallur luftë Barcelonës, sipas prestigjiozes franceze, “L’Equipe”. Klubi parizien nuk i ka kapërdirë dot kontaktet e muajve të fundit të kampionëve spanjollë me Adrien Rabiot, duke synuar nënshkrimin me këtë të fundit.

Eshtë fakt se Rabiot ka refuzuar katër herë që ta rinovojë kontratën e tij me klubin francez, fakt për të cilin, në veçanti presidenti Nasser Al-Khelaïfi, është shumë i mërzitur. Por, këtë mërzitje ia ka shtuar më tepër një deklaratë e fundit e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për “Onda Cero”, ku u shpreh i kënaqur me faktin se UEFA po e heton PSG-në për “fair-play financiar”.

Një deklaratë që, sipas gazetës franceze “L’Equipe”, nuk e ka pëlqyer aspak presidenti i kampionëve francezë, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka nxituar të vërë në dukje se “nuk besoj që PSG-ja e ka paguar klauzolën e Neymar, pa i thënë atij. Kjo është hipokrizi”.

Nasser Al-Khelaifi nuk ka qëndruar vetëm te përgjigjet me fjalë, por ka ndërmarrë veprime konkrete. Presidenti i PSG-së e ka ndaluar një nga drejtuesit e klubit të tij, Adrien Tarascon, përgjegjës për statistikat e ndeshjeve të skuadrës, që të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Barcelona.

Nasser Al-Khelaifi nuk i kapërdin dot qasjet e fundit të Barcelonës për Adrien Rabiot dhe ka vënë veton tashmë mbi praninë e Adrien Tarascon në “Sports Technology Symposium”, që do të mbahet në Barcelonë, në “Camp Nou”, më 15 dhe 16 nëntor. Një event që feston edicionin e tij të katërt dhe mbledh së bashku klubet e mëdha europiane të futbollit, por jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat