Ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve, vëmendja tek dueli Kroaci-Angli

Futboll

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve, vëmendja tek dueli Kroaci-Angli

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:24
Kroaci-Angli

Një përsëritje e gjysmëfinales së Kampionatit Botëror “Rusia 2018” do të zhvillohet sonte në Kroaci.

Në Evropë vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve, për divizionet A, B, C dhe D.

Dueli që tërheq vëmendjen është pa dyshim Kroaci-Angli, takim që përsërit në njëfarë mënyre pikërisht sfidën e fazës gjysmëfinale të Botërorit të fundit, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Zlatko Daliq i eliminoi “Tre Luanët”, duke regjistruar absolutisht rezultatin më të mirë në gjithë historinë e përfaqësueses kroate.

Kroatët vijnë në këtë takim pas humbjes turpëruese nga Spanja me rezultat 6-0, derisa edhe anglezët nuk kanë kaluar më mirë, pasi janë mundur 1-2 në Wembley nga “Stuhia e Kuqe”.

Kujtojmë se ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve.

Ngjall shumë interes edhe takimi tjetër i vlefshëm për Grupin e Dytë të Divizionit A, Belgjikë – Zvicër, grup ku bën pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesja e Islandës.

Zvicra e shqiptarëve vjen pas fitores së thellë 6-0 ndaj Islandës, kurse fitore bindëse ndaj islandezëve ka arritur edhe Belgjika. Ky takim do të përcaktojë shumë se kush do të dalë i pari nga ky grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat