Serbia shoveniste si gjithmonë shohin ëndrra me syçelë dhe aq të paskrupullt janë sa nuk e kap as logjika e njeriut. Ata vazhdojnë me primitivizmin e tyre dhe tani kanë bërë Flamur special ku shkruan në cirilika emri i kryeqytetit të Kosovës: Prishtina! Kjo fotografi është publikuar nga e përditshmja sportive serbe “Sportski Zurnal”.
Idiotizmi serb nuk ka kufij. “Mbështetje për shqiponjat: Flamujt dominues ‘Prishtina’ dhe ‘Podgorica’, shkruan portali serb. Paramendoni turpin serb ose idiotizmin e tyre, na paskan bërë edhe me Flamur të ri, Prishtina dhe Podgorica.
“Një ditë e madhe historike për Malin e Zi dhe Serbinë. Ndeshja e parë e dy skuadrave kombëtare të ish republikave jugosllave”, shkruan portali. “Podgorica padyshim kishte festë futbolli, ndoshta edhe më e madhe kur Stadiumi i Qytetit priti ekipin me reputacion Serbinë, si Anglia”, një vlerësim qesharak i këtij mediumit! “Në pankartat e tifozëve ‘Orlov’ dominonin flamujt me mbishkrimet “Prishtina” dhe "Podgorica", shkruan e përditshmja serbe.