Rashica ka një mesazh

Futboll

Rashica ka një mesazh

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:19
Rashica ka një mesazh

E kemi pasur tek Shqipëria, pas Euro 2016 shkoi te Kosova për t’u bërë pikë referimi, por Milot Rashica nuk është nga ata që mban mëri, përkundrazi.

Sulmuesi i talentuar i Werder Bremen e shpreh me fjalë dhe me fakte dashurinë për Shqipërinë dhe në çdo ndeshje zbret në fushe me ngjyrat kuqezi në njërën nga mbrojtëset e këmbëve.

Pas ndeshjes së djeshme kundër Maltës Rashica ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë ngjyrat kuqezi në këmbë, ndërsa mesazhi i tij është mjaft i bukur: “Me një dëshirë e një qëllim…”, shoqëruar nga flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Qartësisht, një mesazh që duhet të shërbejë për të gjithë, për të lënë mënjanë ndasitë dhe inatet për lojtarët që grumbullohen herë nga Shqipëria e herë nga Kosova, sepse nëse kjo e fundit shkon në Europian, lumturia duhet të jetë e njëjtë si për Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat