Tottenhami deri në dhjetor pa Jan Vertonghen

Futboll

Tottenhami deri në dhjetor pa Jan Vertonghen

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 13:50
Tottenhami deri në dhjetor pa Jan Vertonghen

Lajme aspak të mira për mbrojtësin e Tottenham, Jan Vertonghen, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, për shkak të një dëmtimi. 31-vjeçari, i cili u lëndua në sfidën ndaj Huddersfield, në 29 shtator, do të qëndrojë jashtë fushave të blerta të paktën deri në fund të muajit dhjetor, duke përjashtuar kështu një rikuperim të futbollistit para kohës së përcaktuar. Me këtë situatë, trajneri i “Spursave”, Mauricio Pochettino, duhet të gjejë një zgjidhje për repartin e prapavijës jo vetëm në kampionat, por edhe në Champions, për sfidën e rëndësishme me Interin, në 28 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat