Andre Silva: Ende jam lojtar i Milanit

Futboll

Andre Silva: Ende jam lojtar i Milanit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 14:42
Andre Silva

Andre Silva “nuk e di çfarë e ardhme e pret”, me Milanon apo Sevilan derisa ai shënoi golin që i dha fitoren Portugalisë mbrëmë kundër Polonisë

Sulmuesi e gjeti rrugën e golit dy herë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve duke ja dhënë pesë pikë të pastra në krye të grupit.

“Jam i lumtur për golin dhe ky është një moment special për mua, por gjëja më e rëndësishme ishte ti marrim tri pikë”, tha ai për Sport Mediaset.

Silva e ka kthyer formën e tij prej së i është bashkuar Sevillas, edhe pse ai teknikisht ende është lojtari i Milanit edhe pse spanjollët mund ta aktivizojnë opsionin për blerjen e tij.

“Jam i lumtur që luaj për Sevillan, por jam një lojtar i Milanit. Madje nuk e di as çfarë do të ndodh në të ardhmën, ne do të presim dhe të shohim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat