Grezda: Me fat që stërvitem nga dy trajnerë, si Panucci dhe Gerard - Bota Sot
Grezda: Me fat që stërvitem nga dy trajnerë, si Panucci dhe Gerard

Futboll

Grezda: Me fat që stërvitem nga dy trajnerë, si Panucci dhe Gerard

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:20
Eros Grezda

Nga Durrësi, në konferencën e sotme për shtyp, Eros Grezda ka nënvizuar: “Me Jordaninë isha nga më të mirë në sulm? Në fakt, pozicioni im është i sulmuesit të krahut. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin. Trajneri e di më mirë nëse do të luajë me 3 apo 4, unë do të jap maksimumin gjithmonë, kudo që të luaj për kombëtaren.

A do të ishte më mirë të kishim një fizionomi loje e të mos ndryshonim skemë? Mendoj se kjo nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar, si Roshi dhe Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me situatat. Nëse do të ishin ata të dy në kombëtare, do të ishte e qartë se kush do të luante në formacion.

Ndaj Jordanisë pata një dëmtim, rashë keq në fushë. Do të jem gati për Izraelin, edhe pse kisha dhimbje. Mbrojtësi jordanez ndërhyri nga mrapa dhe besoj se ishte penallti. Izraeli? Natyrisht që ka kualitet si ekip kombëtar, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm të dielën. Besoj se do të kemi më shumë hapësira të dielën, se sa kishim me Jordaninë. Jam optimist se mund ta kalojmë me sukses këtë ndeshje, pasi kemi një grup të mirë. Pastaj, do të rikthehen edhe disa lojtarë, që pushuan në miqësoren e fundit.

Jemi larg paraqitjes që kemi bërë ndaj Turqisë? Në fakt, si grup lojtarësh jemi i njëjti, na mungon vetëm Roshi dhe Sadiku. Po të përsërisim atë ndeshje, do të bëjmë mirë. Kalimi im në Skoci dhe eksperienca atje? Kam folur me Xherrardin para se të vija këtu dhe më tha: do të më tregosh nëse je gati për të luajtur. Bashkë me trajnerin do të vendosim nëse jam gati për të startuar nga minuta e parë atje.

Gerard dhe Panucci? Eshtë mirë, sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panucci, por edhe nga Gerard po mësoj përditë, sepse kam vetëm një muaj me të trajner. Jam me fat që stërvitem prej tyre. Nëse i krahasojmë, janë dy tipa të ndryshëm nga njëri-tjetri, por si futbollistë kanë emër të madh. Vetëm mund të mësosh prej tyre”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera