Ish trajneri i Shqipërisë: Boll më me lojtarë të Kosovës - Bota Sot
Ish trajneri i Shqipërisë: Boll më me lojtarë të Kosovës

Futboll

Ish trajneri i Shqipërisë: Boll më me lojtarë të Kosovës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:32
Astrit Hafizi

Grumbullimi i Kastriot Dermakut nga Christian Panucci për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit solli një debat në studion e emisionit “Kuqezi” në “Supersport”.

 Mbrojtësi ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës një muaj më parë, por nuk u aktivizua nga Bernard Challandes.

Një prej të ftuarve në panel ishte dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi. Ai tha se për të mos pasur më të tilla situata, kombëtarja shqiptare nuk duhet të ftojë shqiptarë të Kosovës, një ide kjo që nuk u mbështet nga pjesa tjetër e panelit.

“Duhet t’u vëmë fre këtyre lëvizjeve që po bëjmë duke marrë lojtarë nga Kosova. I ka ikur koha kësaj, më përpara ishte e domosdoshme, pasi Kosova nuk kishte as federatë dhe lojtarët kishin leverdi të përmendeshin e të dilnin në skenë dhe ne bëmë shumë mirë që i morëm”

“Sot, unë mendoj se duke ardhur ky lojtari i Kosovës (Dermaku), i zihet vendi një lojtari tjetër nga Shqipëria. Kjo nuk është zgjidhje. Si frenohet? S’duhet t’i marrim më”, tha Hafizi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera