Gattuso, nga Modric te Robert De Niro: Si kundërshtarë do doja dy francezë

Futboll

Gattuso, nga Modric te Robert De Niro: Si kundërshtarë do doja dy francezë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:39
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso në një intervistë ndryshe: trajneri i Milanit ka qenë protagonist i episodit të fundit të “On the spot”, intervista video në rrjetet sociale të UEFA-s. Ish-kampioni i Europës me Milanin dhe kampion bote me Italinë u është përgjigjur disa pyetjeve të veçanta, që nuk lidhen me aktualitetin dhe punën e tij si trajner.

Me cilin lojtar do doje të luaje, nëse ishe ende futbollist? “Ka shumë. Të gjithë thonë Ronaldo e Messi, por unë do doja të luaja në një skuadër me Modric. Ka një rol ndryshe, por më jep përshtypjen se është një lojtar i jashtëzakonshëm, mendërisht dhe në aspektin futbollistik”.

Kundër cilit lojtar do doje të luaje? “Në kohën time kishte lojtarë përbindësha në mesfushë, e kam fjalën për emra si Davids, Wise apo Paul Ince në fillimet e mia. Le të themi që ishin lojtarë me shumë karakter. Ndërsa tani do më pëlqente të luaja kundër Pogba, edhe pse është dy herë më i madh se unë. Një tjetër është Matuidi, i cili duke se nuk do mbërrijë kurrë, por është një oktapod, rikuperon topa në mënyrë të frikshme”.

Aktori ideal, nëse do bënin një film për ty në Hollywood? “Mendoj Robert De Niro, për mënyrën si flet dhe gjestet e tij. Edhe për fytyrën dhe fizikun”.

Kolona zanore e jetës tënde? “Mendoj se e ka shkruar Ligabue, me këngën “Una vita da mediano”. Kur e dëgjoj, gjej gjithçka kam bërë në vitet e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat