Gola dhe spektakël, Hazard është Lojtari i Muajit - Bota Sot
Gola dhe spektakël, Hazard është Lojtari i Muajit

Futboll

Gola dhe spektakël, Hazard është Lojtari i Muajit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:12
Ylli i Chelsea-t Eden Hazard

Ylli i Chelsea-t Eden Hazard është shpallur Lojtari i Muajit në Premier League, për paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë muajit shtator.

Sulmuesi belg ka mposhtuar sulmuesin e Man City Raheem Sterling, atë të Leicester James Maddison, mbrojtësin e Wolves Willy Boly, sulmuesin e Arsenal-it Alexandre Lacazette dhe sulmuesit e Everton-it Gylfi Siggurdson.

Hazard shënoi 5 gola në 4 ndeshjet e luajtura në Premier League në shtator, duke përfshirë një tregolësh kundër Cardiff-it, përveç golit kundër Liverpool-it, me Chelsea-n që ruajti pathyeshmërinë sezonale. Një muaj më parë triumfoi Lucas Moura i Tottenham-it.

Ndërkaq, Trajneri i Muajit u shpall Nuno Espirito i Wolverhampton-it, i cili po shkëlqen me skuadrën debutuese. Nuno Espirito emra të njohur si Jurgen Klopp, Pep Guardiola e Unai Emery. la pas Muajin e shkuar çmimin e fitoi Javi Gracia i Watford-it.

Në fund, Goli i Muajit u shpall ai i shënuar nga Daniel Sturridge, që i vlejti Liverpool-it barazimin 1-1 ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge, më 29 shtator. Për muajin gusht goli më i bukur ishte zgjedhur ai i shënuar nga mesfushori Jean Michael Seri për Fulham-in.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera