Kosova pa Kolollin ndaj Ishujve Faroe - Bota Sot
Kosova pa Kolollin ndaj Ishujve Faroe

Futboll

Kosova pa Kolollin ndaj Ishujve Faroe

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:06
Benjamin Kololli

Një mungesë e madhe për trajnerin Bernard Challandes.

Kosova do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe me disa mungesa.

Pas Hekuran Kryeziut i cili do të mungojë për shkak të kartonëve edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Benjamin Kololli nuk do të luajë në sfidën e së dielës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi:

“Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova. Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe”.

Kujtojmë se Kololli mbrëmë realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Maltës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera