Mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos, ka folur për gjendjen momental që po kalon skuadra e tij.
28-vjeçari nuk është shprehur i brengosur për rezultatet e “Los Blancos”, të cilët i kanë tre humbje në katër ndeshjet e fundit, dhe nuk kanë shënuar gol në 500 minuta.
“Ne e kemi demonstruar që mund ta bëjmë, gjithmonë ka pasur faza të tilla”, ka thënë gjermani.
“Nuk jam i brengosur”.
“Është një sfidë për ne që ta ndryshojmë këtë situatë”.
Ai do të luajë nesër me Kombëtaren e Gjermanisë kundër Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.