Shqiptarët e Zvicrës të pafat, mposhtën në Bruksel

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës të pafat, mposhtën në Bruksel

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2018 Në ora: 22:40
Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes Belgjikë-Zvicër

Kombëtarja e Zvicrës ka qenë shumë afër një pike në duel me Belgjikën. Gjashtë minutat e fundit e ndanë nga barazimi kur vendasit shënuan golin e fitores me rezultat 2:1, duke iu falënderuar lojës së shkëlqyeshme të Romelu Lukakut.

Zvicra kthehet pa pikë, por në fak ka qenë e pafat që të rrëmbejë pikë në kuadër të grupit 2 të Ligës së Kombeve të Divizionit A. Futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u paraqitën standardë, por me gjithë angazhimin me bashkëlojtarët mbeten duarthatë nga Brukseli. 
Në minutën e 58-të, mbrojtja e Zvicrës nuk reagoi si duhet dhe belgët shënuan golin e epërsisë. Thomas Meunier për mrekulli asistoi deri te Romelu Lukaku i cili nga rreth 12-13 metra me një goditje të fortë e përtokë e mposhti portierin Sommer, 1:0.  

Në minutën e 76-të, zëvendësuesi Mario Gavranoviq barazoi rezultatin 1:1, duke heshtur Brukselin! Në minutën e 84-të, Lukaku vulosi fitoren (2:1) falë asistimit të Dries Mertens. Belgjika kryeson renditjen me 6 pikë, ndërsa Zvicra ka 3 dhe Islanda 0 pikë. Të hënën e 15 tetorit (20.45) Zvicra do të luajë në udhëtim me Islandën dhe kërkon pikë të plota. 

Belgjika-Zvicra 2:1
Stadiumi "King Baudouin", Bruksel.
Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).
Shënues: Lukaku (58' e 84')-Gavranoviq (76').
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vermaelen (Boyota 73'), Meunier, Tielemans, Witsel, Carrasco (Chadli 76'), Mertens (T. Hazard 90+2'), Lukaku dhe E. Hazard.
Zvicra: Sommer, Lang, Elvedi, Schar, Rodriguez, Freuler (Fasnacht 87'), Xhaka, Zakaria (Fernandes 83'), Zuber, Shaqiri dhe Seferoviç (Gavranoviq 69').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat