Lajm aspak i mirë për Liverpoolin, Salah lëndohet me Egjiptin

Futboll

Lajm aspak i mirë për Liverpoolin, Salah lëndohet me Egjiptin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:46
Salah

Ylli i Liverpoolit dhe i Egjipti e ka pësuar një lëndim në minutën e 88’ në ndeshjen mes Egjiptit dhe Svazilandës në kuadër të kualifikimeve të Grupit J në Kupën e Afrikës.

Salah shënoi një supergol nga korneri, që ishte goli i katërt dhe i fundit për Kombëtaren e Egjiptit në fitoren 4-1 ndaj Svazilandës.

Ky ishte goli i parë pas katër ndeshjeve pa shënuar për Salahun.

Asistenti i trajneri të Egjiptit ka thënë se Salahu ka pësuar zgjatje të muskulit, dhe pritet t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për ta zbuluar konkretisht problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat