Befason Napoli, afër të nënshkruaj me yllin e Man City

Futboll

Befason Napoli, afër të nënshkruaj me yllin e Man City

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:51
Napoli

"Goal.com" raporton se skuadra italiane, Napoli, është afër marrëveshjes me yllin e Manchester City.

Është fjala për Oleksandr Zinchenko, mbrojtësin e krahut të majtë, njëherësh reprezentues i Ukrainës.

Vet agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se ata janë të hapur për një kalim tek Napoli.

21 vjeçari regjistron vetëm dy paraqitje në këtë sezon dhe duket se kjo ka shkaktuar pakënaqësi.

Interesim nga Napoli ka pasur edhe gjatë verës për Zinchenkon, por asgjë konkrete nuk pati.

Mbetet të shihet nëse një lëvizje do të kryhet gjatë afatit të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat